Disa shpërthime gjëmuan sot në Kabul menjëherë pas mbarimit të vizitës së papritur në Afganistan të Presidentit amerikan Barack Obama.

Aktet terroriste u kryen në lagjen ku jetojnë specialistët perëndimorë. Të paktën 6 persona mbetën të vrarë kur terrorosti kamikaze detonoi bombën e instaluar në një makinë. Me pas ushtuan shpërthime të tjera, u dëgjuan edhe të shtëna. Përgjegjësinë për këtë sulm terrorist e mori mbi vete lëvizja “Taleban”, duke deklaruar se kjo ishte “përshëndetje” për Barack Obaman dhe trupat e tij.

Vetë Barack Obama, duke folur para ushtarakëve amerikanë në bazën ajrore Bagram, deklaroi se SHBA po zhvillojnë negociata për paqe me talebanët. Më parë ai nënshkroi me homologun e tij afgan Hamid Karzai marrëveshjen për partneritet strategjik midis dy vendeve pas tërheqjes së trupave ushtarake amerikane nga Afganistani në vitin 2014.