Në Paris u zhvillua demonstrata e mbështetësve të Marine Le Pen dhe Partisë së kryesuar prej saj “Fronti Kombëtar”. Demonstruesit thërrisnin: “Sarkozy, largohu!” dhe “Sarkozy e Hollande - nuk janë udhëheqës të vërtetë!”.

Marine Le Pen nuk i bëri thirrje mbështetësve të vet për të votuar në raundin e dytë të zgjedhjeve për Sarkozy apo Hollande, duke i dhënë mundësi në këtë mënyrë votuesve të bëjnë zgjedhjen e vet të pavarur.

“Votoni sipas bindjeve tuaja, shprehni vullnetin tuaj të lirë”, - deklaroi ajo. Vetë Marine Le Pen do të hedhë në kutinë e votimit fletëvotimin e paplotësuar, duke mos mbështetur kështu asnjërin nga kandidatët presidencialë.

0Pikërisht nga votat e mbështetësve të “Frontit Kombëtar”, sipas parashikimit të analistëve politikë, do të varet rezultati i raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Francë, i cili do të mbahet të dielën e ardhshme.