0Të parët e pritën Ditën e Pranverës dhe Punës banorët e Lindjes së Largët të Rusisë. Në aktivitetet dhe mitingjet masive të opozitës morrën pjesë më shumë se 220 mijë veta. Në Moskë për herë të parë në demonstratë doli legjenda e hokeit botëror, dy-herë kampioni olimpik Viaçesllav Fetisov:

- Festa e 1 Majit ka qenë gjithmonë festë e pranverës. Ajo është mjaft aktuale edhe sot e kësaj dite në vendin tonë. Uniteti i popullit - pikërisht për këtë ne kemi kaq nevojë tani. Atmosfera e festës po i pushton gradualisht gjithë qytetarët. I uroj të gjithëve suksese, arritje në punë e fitore në sport.

Në Moskë aktivitetet festive të Ditës së Pranverës dhe Punës mbledhin tradicionalisht në sheshet kryesore të qytetit përkrahësit e pothuajse të gjitha partive politike dhe lëvizjeve shoqërore. Në total u zhvilluan 14 aksione masive. Demonstrata më e madhe u organizua nga aktivistët e sindikatave së bashku me Partinë “Rusia e Bashkuar”. Ata arritën të nxjerrin në rrugë rreth 120 mijë veta. Ngjarja më e pazakontë e paradës aktuale me rastin e 1 Majit u bë pjesëmarrja në të e Presidentit të Rusisë Dimitri Medvediev dhe Presidentit të sapozgjedhur, Kryeministrit Vladimir Putin.

Komunistët mblodhën nën flamujt e vet më shumë se 50 mijë demonstrues. Siç treguan pjesëmarrësit e këtij aksioni, u miratua rezoluta në mbështetje të të drejtave të punëtorëve dhe kundër vendosjes së bazës së NATO-s në Ulianovsk. Megjithëse në realitet fjalë bëhet vetëm për një pikë tranziti për ngarkesat jo ushtarake të NATO-s mbrapsh nga Afganistani.

Jashtë shtetit, në shumë vende të botës, 1 Maji festohet në rreth të gjerë familjar si Dita e Pranverës. Aktivitete masive organizohen tradicionalisht në këtë ditë nga sindikatat. Në Francë kandidatët presidencialë Nicolas Sarkozy dhe François Hollande i bëjnë thirrje përkrahësve të vet për të votuar për ta më 6 maj, në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Kurse kandidatja për presidente Marine Le Pen, e cila zuri vendin e tretë në raundin e parë të zgjedhjeve, organizoi mitingun e mbështetësve të saj. Në këtë mënyrë e festoi ajo suksesin e arritur në zgjedhjet presidenciale - në raundin e parë për përfaqësuesen e partisë së krahut ultra të dhjathtë votoi një numër rekord zgjedhësish.

0Aktivistët e Lëvizjes “Pushto Wall Street” (“Occupy Wall Street”) nxorrën në rrugë mbështetësit e tyre në më shumë se 100 qytete të SHBA-ve, në Kanada, Spanjë, Britaninë e Madhe, Malajzi, Australi dhe madje në Tajvan.

Konstantin Garibov