0Më 19 prill të vitit 2012 parlamenti i qytetit ukrainas Turka mori vendimin për prishjen e memorialit të ushtarëve sovjetikë. Në shkurt të vitit 2012 në Batumi të Gjeorgjisë, pavarësisht protestave të shumta të banorëve të qytetit, u  çmontua monumenti i ngritur dikur për nder të ushtarëve të rënë sovjetikë. Në vitin 2009 në qytetin gjeorgjian Kutaisi autoritetet hodhën në erë Memorialin e Lavdisë Ushtarake, që u ndërtua në kujtim të gjeorgjianëve, të cilët flijuan jetën e tyre në luftën kundër nazistëve.

Në Letoni dhe Estoni gjithashtu nuk shfaqin kurrfarë respekti ndaj monumenteve të ushtarëve sovjetikë dhe varrezave të tyre: në këto vende përdhosja e pllakave të varreve dhe përlyerja me bojë e monumenteve janë bërë që prej kohësh normë. Po ashtu si dhe paradat e veteranëve të trupave Waffen-SS, në të cilat marrin pjesë deputetët e parlamenteve të Letonisë dhe Estonisë.

Në rrugët e Berlinit është, thjesht, i paimagjinueshëm zhvillimi i paradave të veteranëve të trupave SS, ndërkohë që as me varret e ushtarëve sovjetikë gjermanët nuk luftojnë, përkundrazi - përkujdesen për to ngandonjëherë madje dhe më mirë se në vetë Rusi.

Po a vazhdon të ruhet në Rusi urrejtja ndaj gjermanëve pas luftës më të kobshme, më të tmerrshme, e cila mori jetët e rreth 30 milionë qytetarëve sovjetikë?

Kësaj pyetje iu përgjigjën më së miri muzikantët rusë që në kohën e luftës në Leningradin e shtrënguar në darën e bllokadës, kur në qytetin e përfshirë nga uria, në sallat e ftohta të koncerteve ekzekutohej muzika e mrekullueshme e Ludwig van Beethoven-it, kur ruheshin si sytë e ballit botimet e rralla të Schiller-it dhe Goethe-s dhe njerëzit preferonin më mirë të ngrinin nga i ftohti i hidhur se sa të digjnin veprat e klasikëve botërorë në sobë për tu ngrohur në ndonjë farë mënyre në qytetin e rrethuar nga nazistët.

Historinë e jetës së vet e tregoi për radiokompaninë tonë një ukrainas: kur ishte ende i mitur, gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore, atë e deportuan në Gjermani, ku e detyruan të punojë në një uzinë të nëndheshme. Ushtarët gjermanë, të cilët qëndronin në kullat e rojes, me vetëdije të plotë kthenin kurrizin dhe bënin sikur nuk i vinin re fëmijët në kalonin matanë telave me gjemba, me qëllim që t’u jepnin mundësi atyre për të shkëmbyer me robërit ushtarakë anglezë e amerikanë çokollatat apo biskotat me mollët e koshtit, që shërbente si kamuflazh (maskim) për këtë uzinë ushtarake.

Një banore e Bjellorusisë së pushtuar asaj kohe tregon se si ushtarët gjermanë fshehurazi i sillnin asaj ilaçe për të birin e sëmurë rëndë, duke i shpëtuar me këtë jetën djalit, ndërkohë që të afërmit e saj u pushkatuan nga njësitë ndëshkimore SS.

Njerëzit ishin aq të urtë e të mençur sa të bënin dallimin midis nocioneve “nazizmi” dhe “gjermanët”, “bolshevizmi” dhe “rusët”, gjë të cilën, me sa duket nga të gjitha, nuk po mundet ta bëjnë dot deri tani disa politikanë në shtetet që dikur hynin në përbërjen e ish Bashkimit Sovjetik.

Në ditët tona nuk të habit aspak fakti, se regjisori i njohur rus Aleksandër Sokurov për ekranizimin e veprës “Fausti” të Gëte-s (Goethe), madje dhe në gjermanisht, mori çmimin prestigjioz “Luani i Artë” në Festivali e Filmit në Venecia.

Muzikantët gjermanë të grupit “The Scorpions”, po ashtu si dhe ata të ansamblit heavy metal “Accept”, perceptohen si “të vetët” në Rusi.

Në Vollgograd (ish Stalingradi) shumë njerëzve u lë mbresë të pashlyeshme jo dhe aq statuja gjigande e Mëmëdheut me shpatë në dorë, që lartësohet mbi Vollgë, se sa memoriali i vogël në hyrje të qytetit - Fusha e Ushtarëve. Pas përfundimit të betejave njerëzit për një kohë të gjatë kanë mbleidhur në fushat e luftës fragmente predhash, bomba, armë ruse e gjermane, ndërsa më pas e bashkuan gjithë këtë arsenal në një kompozim skulpturor. Pikërisht këtë pamje ka, ndoshta, Vdekja e ngrirë në metalin e shtrembëruar, e cila nuk kurseu as jetët e gjermanëve dhe as të rusëve në Betejën e Stalingradit, e cila dhe përcaktoi rezultatin e luftës. Banorët e Stalingradit gërmonin madje dhe në thëllimin e dimrit varret për ushtarët gjermanë e sovjetikë. Të gjithë të vrarët në atë betejë prehen tani pranë e pranë.

Në këngën “Stalingrad” të grupit gjerman “Accept” ka dhe vargje të tilla:

Dy ushtarë u vranë...

Ata tashmë nuk janë më ushtarë...

Ata u bënë vëllezër gjaku...

 

Më poshtë teksti i plotë i këngës “Stalingrad” në rusisht dhe anglisht:

На Волге, готовые убивать,
Стояли воины с железной волей.
Смертельный марш всё ближе, до ЗЛА - подать рукой,
Но Бог Войны уже на стороне другой.

Огонь орудий в бойне кромсает кость и плоть,
Мальчишки умирают на поле брани.
На улицах, заводах плечом к плечу -
Готов будь умереть за Родину свою !

Два солдата умирают, скрюченные и ослепшие.
Больше нет врагов, за которыми они пришли
Приказ позабыт, - теперь они братья во смерти,
Они вцепились друг в друга до последнего вздоха.

Голод и холод,
Мы лишь следуем приказам.
Мы отдали сердца и души,
Нашли братьев и замерли в вечности
Припев:
В Сталинграде - Сталинград!
Мы замерли в вечности - Сталинград!
И братьев обрели.

 

 Out along the Volga
 Minds set to kill
 Men standing ground with iron will

 Death fast approaching
 Evil in stride
 Never giving quarter to the other side

 Gunfire and bloodshed
 Shredding flesh and bone
 As young men die in the killing zone

 Through streets and factories
 Fighting hand to hand
 Be prepared to die for the Motherland

 So hungry, so cold
 But there can be no surrender
 For creed and pride, take hold
 Blood is the cry, we'll do or die
 For Stalingrad
 Stalingrad
 It's the battle of Stalingrad

 Two soldiers dying
 Battered and blind
 Enemies no more they've come to find

 Mission forgotten
 Now brothers in death
 They hold each other abreast to the final breath

 So hungry, so cold
 But there can be no surrender
 For creed and pride, take hold
 So hungry, so cold
 We're only following orders
 We gave our hearts and souls
 Brothers we fight, frozen in time
 In Stalingrad
 Stalingrad
 Frozen in time
 Stalingrad

0 Yeah all brothers we fight



0 The battle of Stalingrad...

Vasili Amirxhanov