Shkencëtarët amerikanë zbuluan se numri i të porsalindurve, që vuajnë nga sindroma e abstinencës narkotike, për periudhën nga viti 1999 deri në vitin 2009 në SHBA është trefishuar. Sipas mjekëve nga kjo sëmundje tani vuan 1:1000 fëmijë.

Sipas mendimit të autorëve të studimit, të publikuar në Gazetën e Shoqatës Mjekësore Amerikane, përgjegjëse për intoksikimin e fëmijëve janë femrat që marrin preparate të forta qetësuese ose droga të ndaluara gjatë shtatzënësisë.

Foshnjat me abstinencë narkotike shpesh lindin para kohe, vuajnë nga konvulsionet dhe kanë probleme me të ushqyerit. Për të shpëtuar nga varësia narkotike, fëmijët zakonisht duhet t’i nënshtrohen një trajtimi të vështirë dhe të kushtueshëm.