Militantët e Partisë së Punës të Kurdistanit deklaruan se kanë rrëzuar një avion të papilotuar turk në Irakun Verior.

Përfaqësuesi i separatistëve kurdë tha: "Vitin e kaluar ne arritëm të kuptojmë se turqit vëzhgojnë pozicionet tona përgjatë kufirit me anë të avionëve të papilotuar primitivë të prodhimit vendas. Ne rrëzuam një prej tyre, kur ai hyri në rrezen e veprimit të mjeteve tona të mbrojtjes kundërajrore". Militantët kanë publikuar disa fotografi të avionit të rrëzuar.

0Avioni i papilotuar në fjalë i përket serisë “Bayraktar”, të destinuar për vrojtim, patrullim dhe zbulim.