0Monedhat e para të barterit u vunë re për herë të parë në Evropë në vitin 2001, dy vjet pas vënies në përdorim të euros. Atëherë në Bremen u dukën “rolandet”, në Rozenhajmein bavarez - “çimgaueret”, në Mynih - “regio”. Tani vetëm në jug të Gjermanisë “qarkullojnë” rreth 20 monedha rajonale. Këtë ide e mbështetën me entuziazëm në Zvicër, ndërsa tani dhe në Itali. Vërtet, ka ndryshuar motivimi. Nëse më parë preferonin të kalonin te përdorimi i parave të veta për shkak të nostalgjisë ndaj valutave kombëtare, tani kjo bëhet nga dëshira për të pasur sa më pak marrëdhënie me euron, mendon analistja financiare Natalia Smirnova.

- Njerëzit e vlerësojnë situatën në mënyrë të tillë, sikur me euron punët nuk shkojnë fort mirë, për më tepër në zonën e euros. Ata duan të sigurohen dhe për këtë qëllim venë në përdorim gjithfarë monedhash lokale. Është interesant vetë fakti që kjo po ndodh në vendet me ekonomi pak a shumë të qëndrueshme. Në veçanti, në Gjermani. Ata duan të fiksojnë atë që disponojnë pikërisht tani, në mënyrë që asgjë të mos mund të ndikojë negativisht mbi të.

Shfaqja e monedhës së barterit, për sa kohë që ajo nuk është bërë masive dhe nuk ka marrë përhapje të gjerë, nuk kërcënon dhe aq ekonominë botërore, se sa iniciativat e tjera të mundshme monetare të vendeve evropiane, deklaroi analisti i kompanisë së investimeve “Ursa Capital” Stanisllav Savinov.

- Monedhat e barterit shërbejnë vetëm për qarkullimin e parave kesh, ndërsa ky përbën në disa vende vetëm 5%, në disa të tjera 10%, domethënë një pjesë të parëndësishme të qarkullimit të përgjithshëm të parave. Ato nuk përbëjnë gjithashtu rrezik kërcënues edhe për vetë faktin se të gjitha këto monedha janë të lidhura me kursin zyrtar të valutave në qarkullim, të cilat nuk ka gjasa të mënjanohen. Shumë më frikësuese janë thashethemet në lidhje me atë, se Gjermania ka përgatitur disa vagona me marka gjermane (DEM) dhe nëse e gjithë Gjermania do të kalojë në përdorimin e kësaj monedhe, e cila ka qarkulluar para euros në vend, atëherë kjo do të jetë një goditje mjaft serioze mbi sistemin global monetar.

Duam të shtojmë nga ana jonë, se pakënaqësia ndaj euros në vendet e tjera shprehet në mënyrë shumë më të theksuar. Për shembull, Presidenti estonez Toomas Hendrik Ilves ka bërë tashmë thirrje për t'u përgatitur për shpërbërjen e mundshme  të zonës së euros.

Anastasia Pershkina