Presidenti i Federatës spanjolle të Futbollit Angel Maria Villar i propozoi udhëheqjes së Bashkimit të Shoqatave të Futbollit Evropian (UEFA) të zhvendosë ndeshjet e Euro 2012 nga Ukraina në Spanjë.

Villar e bëri këtë propozim në sfondin e situatës së krijuar rreth Ukrainës. Për bojkotimin dhe transferimin e ndeshjeve të Euro 2012 filloi të flitej pas bërjes publike të faktit të keqtrajtimit të rëndë në burg të ish-Kryeministres ukrainase Julia Timoshenko.

0Në prag të Euro 2012 Drejtori operativ i tij Martin Kallen përjashtoi mundësinë e transferimit të ndeshjeve nga Ukraina, por vuri në dukje megjithatë se në qoftë se në ndonjë vend bëhet evidente pamundësia e zhvillimit të kampionatit, atëherë "ekziston vetëm një rrugëdalje - të mendohemi mbi shtyrjen e zhvillimit të kampionatit në vitin tjetër".