Në Nju Jork godina e re e Qendrës Botërore të Tregtisë u shndërrua në ndërtesën më të lartë të qytetit, duke lënë pas Empire State Building. Lartësia e rrokaqiellit në ndërtim e sipër është tashmë 387 metra.

Ndërtimi i tij filloi në prill të vitit 2006 në afërsi të vendit ku më 11 shtator të vitit 2001 u shkatërruan dy rrokaqiejt e kompleksit të mëparshëm të Qendrës Botërore të Tregtisë.

Pas përfundimit të ndërtimit lartësia e kullës do të arrijë 541 metra.