Trupat ushtarake që i qëndrojnë besnike ish-Presidentit Amadou Toumani Touré në Mali, siç njoftohet, ndërmorrën tentativën për kundër-grusht shteti ndaj puçistëve që shtinë në duar pushtetin në vend në mars të këtij viti.

Sipas dëshmitarëve okularë, luftimet u zhvilluan në afërsi të aeroportit të kryeqytetit, pranë kompleksit të godinave të komanisë transmetuese shtetërore dhe në afërsi të garnizonit të trupave të ushtarakëve besnikë të Presidentit të rrëzuar.

Përfaqësuesit e juntës në pushtet i vlerësuan në mënyra të ndryshme ngjarjet në vend. Disa pohuan se tentativa për kundër-grusht shteti dështoi, të tjerët - se tentativa të tilla nuk ka patur fare.

0Ditën e martë duhet të zhvilloheshin bisedimet midis palëve të konfliktit në Mali me ndërmjetësimin e Presidentit të Burkina Faso. Supozohej se në to do të diskutohej marrëveshja për kthimin e qeverisë kushtetuese.