Të hënën në mbrëmje Sekretarja Amerikane e Shtetit Hillary Clinton u nis me avion nga Uashingtoni për në Pekin, ku, siç deklaroi ajo, do të diskutojë me personat zyrtarë kinezë çështjen e respektimit të të drejtave të njeriut në Kinë.

0Hillary Clinton do të marrë pjesë në forumin “Dialogu strategjik i SHBA dhe Kinës”. Udhëtimi i Sekretares Amerikane të Shtetit në Kinë u ndërmorr në kohën kur aktivisti kinez i të drejtave të njeriut Chen Guangcheng ka gjetur strehim në Ambasadën e SHBA në Pekin, në përpjekjen për të marrë nga Uashingtoni  azil politik.