Ministri i Mbrojtjes i Izraelit Ehuk Barak deklaroi, se nuk duhet lejuar kurrsesi zotërimi i armës bërthamore nga Irani. Për këtë është e domosdoshme të shqyrtohen në gjitha variantet e mundshme të zhvillimit të ngjarjeve rreth programit bërthamor iranian.

Duke marrë fjalën të hënën në mbrëmje në Jeruzalem, përpara anëtarëve të Shoqatës së Shtypit të Huaj, Ministri izraelit i Mbrojtjes e vlerësoi në mënyrë skeptike rifillimin e paradokohshëm të negociatave ndërkombëtare për programin bërthamor të Teheranit. Barak shtoi, se Izraeli mund do ta lejojë kurrsesi veten të mashtrohet. Kreu i dikasterit ushtarak izraelit u shpreh se Irani i është afruar shumë krijimit të armës bërthamore.

0Izraeli beson se Irani përbën rrezik kërcënues serioz për ekzistencën e tij, sepse udhëheqësit iranianë kanë bërë thirrje në mënyrë të përsëritur për asgjësimin e Izraelit dhe kanë mbështetur aksionet anti-izraelite në rajon.