Komisioni parlamentar i Turqisë të martën do të fillojë punën për hartimin e Kushtetutës së parë civile.

Ligji themelor i vendit, aktualisht veprues në Turqi, u miratua që në kohën e drejtimit ushtarak 30 vjet më parë. Ai i vesh forcat e armatosura me pushtet jashtëzakonisht të madh, kufizon të drejtat e qytetarëve dhe nuk mbron interesat e pakicave kombëtare.

0Përpiluesit e Kushtetutës së re do të ballafaqohen me një numër jo të vogël çështjesh të diskutueshme. Më i komplikuari ndër to është problemi i autonomisë kulturore të kurdëve turq dhe ai që ka të bëjë me kompetencat e Presidentit të Republikës Turke.