Rreth 20 persona u arrestuan dje nga shërbimet speciale në Minsk.

Të hënën në mbrëmje në një shtëpi private planifikohej shikimi kolektiv i filmit dokumentar, të xhiruar në Britani me titull “Diktatori i fundit në Evropë” mbi Presidentin e Bjellorusisë Aleksandër Llukashenko. Seanca e shikimit, në të cilën ishin ftuar disa persona, nuk u realizua. Rreth orës 7 të mbrëmjes, pasi shkallmuan derën e shtëpisë private, brenda saj u dyndën me forcë bashkëpunëtorët e shërbimeve speciale dhe arrestuan të gjithë të pranishmit.

0Të arrestuarit u çuan në rajonin e policisë për dhënien e shpjegimeve dhe ekspertimin daktiloskopik (marrjen e shenjave të gishtave). Disa orë më vonë të gjithë ata u liruan.