Presidenti i Federatës Ruse Dimitri Medvediev dhe Kryetari i zgjedhur i shtetit, Kryeministri Vladimir Putin mbërritën në Sheshin Manjezhnij (Manege) në qendër të Moskës, ku u bashkuan me demonstratën festive kushtuar Ditës së Pranverës dhe Punës.

Pritet që Presidenti dhe Kryeministri të marrin pjesë në marshimin nëpër rrugët e Moskës, ndërsa më pas ata do të komunikojnë me demonstruesit.

0Parakalimi i sindikatave premton të bëhet më masivi - në aktivitetet festive në Moskë planifikohet të marrin pjesë gati 100 mijë qytetarë. Vendosi të bashkohet me aktivitetin në fjalë edhe Partia “Rusia e Bashkuar”.