Presidenti i Komisionit Evropian José Manuel Barroso nuk do të shkojë në Ukrainë gjatë zhvillimit në këtë vend të ndeshjeve të Kampionatit Evropian të Futbollit për shkak të situatës së krijuar me ish-Kryeministren Julia Timoshenko.

0Më parë Komisionerja e BE-së për Drejtësi Viviane Reding deklaroi se nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Euro-2012, që do të mbahet më 8 qershor.