Zyrtarët ukrainas deklaruan se çdo përpjekje nga ana e Gjermanisë apo e ndonjë vendi tjetër të BE-së për të bojkotuar Kampionatin e Futbollit Euro-2012 do të bëhet shkak për rikthimin tek kohërat e Luftës së Ftohtë.

Kievi ka reaguar në këtë mënyrë ndaj njoftimeve të mediave mbi mosdëshirën e Kancelares Angela Merkel për të marrë pjesë në evenimentin në Ukrainë, në shenjë proteste ndaj keqtrajtimit të ish-Kryeministres së republikës Julia Timoshenko në kampin e burgimit.

Komisionerja e BE-së për Drejtësi Viviane Reding ka njoftuar tashmë zyrtarisht bojkotimin e Euro 2012, ndërsa presidentët e Gjermanisë dhe Republikës Çeke, respektivisht Joachim Gauck dhe Vacllav Klaus, kanë anuluar udhëtimin e planifikuar në samitin e vendeve të Evropës Qendrore, që do të mbahet në Ukrainë më 11-12 maj.