Banka Qendrore e Irakut njoftoi se rezervat valutore të vendit u zvogëluan me 10 miliardë dollarë që prej nëntorit të vitit të kaluar.

Spekullatorët irakianë i kapën shpejt përfitimet e mundshme nga sanksionet perëndimore të aplikuara kundër Iranit dhe Sirisë si dhe mungesën pasuese të valutës të lidhur me to. Sasi të mëdha valute u hodhën në territoret e dy vendeve fqinjë. Rezultat financiar për spekullatorët u bënë fitimet e mëdha dhe të shpejta, kurse për ekonominë e Irakut - rënia e menjëhershme e kursit të dinarit, i cili u zhvlerësua me 11%.

Banka Qendrore e Irakut deri kohët e fundit ka nxjerrë për shitje në ankandet monetare sasi valute në përputhje me kërkesën. Muajt e fundit vëllimi i valutës së shitur në ankand është rritur në mënyrë të theksuar. Qeveria e Irakut fajëson për rënien e kursit të dinarit drejtpërsëdrejti Bankën Qendrore.