Një prej njerëzve më të pasur në Australi Clive Palmer synon të ndërtojë versionin e ri të tragetit oqeanik "Titanic" që u mbyt 100 vjet më parë.

0Miliarderi deklaroi se ia besoi projektin e anijes kompanisë kineze të ndërtimit të anijeve Jinling. Trageti i ri nga pamja e jashtme do të jetë një kopje e përpiktë e "Titanic", e pajisur me aparaturat më moderne. Pritet që anija të përfundojë së ndërtuari diku aty nga viti 2016.