Sudani kërkon që më shumë se 12 mijë qytetarë të Sudanit të Jugut të largohen brenda javës nga vendi. Autoritetet e Sudanit deklaruan se ndodhja e qytetarëve të shtetit fqinj në territorin e Sudanit kërcënon sigurinë e vendit dhe u dha atyre kohë deri në pesë maj për t’u larguar.

0Midis Sudanit dhe Sudanit të Jugut javët e fundit po përshkallëzohet konflikti i armatosur për shkak të vendburimeve të diskutueshme të naftës në zonën kufire mes dy vendeve.