Amerikani Scott McMurray ka marrë një kartolinë, të cilën ia pat dërguar nëna e tij nga Çikago në shtetin Xhorxhia që në vitin 1958.

Javën e kaluar postieri e solli atë në adresën e shënuar në zarf, vetëm se jo në Xhorxhia, por, s’dihet përse, në një shtet tjetër - Florida. Gruaja, së cilës ia sollën këtë kartolinë, publikoi njoftimin përkatës në faqen në Facebook, ndërsa miqtë e saj e ndihmuan atë të gjejë të adresuarin, Scott McMurray, i cili tani është 71 vjeç.

0Se nga është sorrollatur gjatë gjithë kësaj kohe kartolina - mbetet mister.