Shërbimi i Sigurimit i Ukrainës po shqyrton disa versione të shpërthimeve që ndodhën sot në Dnepropetrovsk. Siç njoftoi në një konferencë shtypi në Dnepropetrovsk Shefi Shërbimit të Sigurimit të Ukrainës Igor Kalinin: “Ne po shqyrtojmë një nga versionet - identitetin e shpërthimit të 16 nëntorit të vitit 2011 me katër shpërthimet e sotme”.

Sipas fjalëve të tij, ekzistojnë disa arsye në bazë të të cilave të gjitha këto shpërthime mund të identifikohen - ndër to mund të përmendim natyrën e shpërthimeve, vendin e vendosjes së mekanizmave shpërthyes dhe vetë faktin se element kryesor goditës i tyre ishin fragmentet metalike të koshave të plehrave (urnave).

0Më 16 nëntor në Dnepropetrovsk, në rajonin e stacionit të transportit publik “Centralnaja” (“Qendrore”), ndodhi shpërthimi i një pajisje të panjohur eksplozive, e cila ishte vendosur në një urnë plehrash prej betoni. Si rezultat i këtij shpërthimi gjeti vdekjen një qytetar ukrainas.