0Qytetarët rusë filluan ta ndjejnë veten shumë më të lirë. Këtë e dëshmojnë në mënyrë mjaft evidente zhvillimet e fundit. Njerëzit ndjenë nevojën për t’u shprehur, për të deklaruar pozicionin e vet, dolën në rrugë. Kjo është e drejta e tyre, vuri në dukje Medvediev.

- Mendimi i pakicës meriton të respektohet. Por ekziston gjithashtu edhe shumica. Në të gjithë botën demokracia është pikërisht marrja e vendimeve nga shumica, që kanë karakter të detyruaeshëm për zbatim për gjithë vendin në tërësi. Në vitet e fundit kjo ishte mënyra më e popullarizuar e rusëve për të protestuar, për të dalë në mitingje. Dhe kjo do të thotë se autoritetet nuk duhet të injorojnë apo t’i bëjnë bisht marrjes parasysh të pozicioneve të tyre. Unë mendoj se pati reagim nga ana e autoriteteve.

Së shpejti në Rusi do të duket Televizioni Publik. Medvediev pranoi, se më parë nuk e kishte ndjerë nevojën e një mjeti të tillë mediatik, kurse tani pozita e tij ka ndryshuar.

- Shteti, po ashtu si dhe pronari privat, shfaq gjithmonë vullnetin e vet. Në Rusi, në Amerikë, në Francë. Nganjëherë ai e bën këtë në mënyrë të rreptë, nganjëherë korrekte, por kështu veprohet në të gjithë botën. Ja pra, Televizioni Publik është i vetmi burim që nuk i përket askujt.

Medvediev, si kryeministër i mundshëm, doli në vjeshtë të vitit të kaluar me idenë e krijimit të Qeverisë së hapur:

- Qeveria e hapur është qeveri eksperte. Ajo nuk mund dhe nuk do të marrë vendime në vend të qeverisë së ngarkuar ligjërisht me pushtet ekzekutiv. Pikësynimi im, sigurisht, nëse do të arrij të marr mandatin e besimit, konsiston në atë si vijon: unë dua që çdo vendim të kalojë përmes kësaj platforme eksperte. Dhe në qoftë se mua do të më parashtrojnë gjithfarë problemesh që lidhen me zbatimin e këtyre vendimeve unë, thjesht, nuk do t’i pranoj ato.

Presidenti i ri - Vladimir Putin - do të vijë në krye të vendit, i cili gjatë viteve të fundit ka forcuar ndjeshëm marrëdhëniet me një fuqi tjetër të madhe - SHBA. Edhe pse ka midis dy vendeve probleme ende të pazgjidhura, sidomos me vendosjen e elementëve të sistemit amerikan të mbrojtjes antiraket në Evropë. Këtë çështje, po ashtu si dhe shumë të tjera, Dimitri Medvediev i ka diskutuar në mënyrë të përsëritur me Putinin.

0Duam t’ju kujtojmë, se më 7 maj Medvediev do t’i transmetojë kompetencat Presidentit të ri të zgjedhur - Vladimir Putin. Sipas fjalëve të Presidentit aktual “tandemi si konstruksion politik e justifikoi plotësisht veten”.

Natalia Kovalenko