Agjencia Federale Kozmike e Rusisë mendon se në vitin 2036 ekziston propabiliteti i përplasjes së asteroidit Apophis me Tokën, gjë që mund të shkaktojë shkatërrime shumë më të mëdha sesa rënia e meteoritit Tunguska.

Ky informacion përmbahet në raportin e Zëvendësdrejtorit të Agjencisë Federale Kozmike të Rusisë Vitali Davidov, të paraqitur në Moskë ditën e enjte në konferencën shkencore të Këshillit të Sigurimit të Rusisë me temë: "Interesat kombëtare të Rusisë në kontekstin e sigurisë globale".

0Asteroidi Apophis u zbulua në vitin 2004 nga Observatori kombëtar amerikan “The Kitt Peak National Observatory” në Arizonë. Trupi qiellor në fjalë ka një diametër prej rreth 300 m.