Hapja e zjarrit të parë raketor me kompleksin mobil bregdetar “Ball” në poligonin e “Adanak” (Dagestan) u realizua ditën e enjte nga inxhinierët ushtarakë të flotiljes së Kaspikut.

Kompleksi “Ball” është i aftë të godasë objektivat në një distancë deri në 120 kilometra në çdo orë të ditës dhe në kushtet më të këqija të motit. Veçoria e tij konsiston në faktin se mekanizmat e lëshimit mund të vendosen në pozicione të fshehta në distancë deri 10 km nga bregu.

Fuqia e zjarrit e kompleksit “Ball” është e aftë të minojë zbatimin e detyrës luftarake të një grupi të mëdh anijesh sulmuese, njësisë së desantit apo konvojit të kundështarit potencial.

Kompleksi hyri në përbërjen e armatimeve të flotiljes së Kaspikut në fund të vitit të kaluar.