Grupi ndërkombëtar i shkencëtarëve nga Australia, SHBA dhe Afrika e Jugut arriti një hop revolucionar në teknologjinë kompjuterike, duke krijuar një kristal jonik të aftë të punojë si kompjuter kuantik super i fuqishëm.

Pajisja llogaritëse punon në bazë të mekanikës kuantike, potenciali informatik i tij ia kalon fuqisë së kompjuterave klasikë me 1080 herë. Kompjuteri i zakonshëm që të krahasohet për nga fuqia llogaritëse me kompjuterin kunatik duhet të ketë përmasat e Universit.

Veçoria kryesore e kompjuterit kuantik qëndron në faktin se teorikisht ai do të jetë i aftë të kryejë në të njëjtën kohë rreth një milion llogaritje, ndërkohë që kompjuteri klasik kryen vetëm një.