SHBA për herë të parë planifikojnë gjatë kohës së testimit të programit të mbrojtjes antiraket (MAR) të asgjësojnë 5 raketa të kundërshtarit të mundshëm - 3 raketa balistike me rreze të mesme dhe të vogël veprimi dhe si dhe 2 raketa kruz. Për këtë njoftoi Kreu i Agjencisë së MAR të Pentagonit Gjeneral-Lejtnanti Patrick O’Reilly.

Sipas fjalëve të tij, ky do të jetë “testimi më madhështor dhe më i vështirë i komponentëve ushtarakë të sistemit të mbrojtjes antiraket në histori”. Pentagoni planifikon të përdorë në të komplekset raketore zenit “Patriot”, THAAD, “Aegis” si dhe stacionin e lëvizshëm të radiolokacionit të bazimit të avancuar.

Sisteme të tilla rajonale SHBA po krijojnë tani në Evropë bashkë me shtetet e tjera të NATO-s, në rajonin e Azi-Paqësorit bashkarisht me Japoninë dhe Australinë dhe në Lindjen e Mesme me Izraelin.