0Në likuidimin e pasojave të saj, në pastrimin e karburantit radioaktiv dhe ndërtimin e sarkofagut mbi bllokun e dëmtuar të energjisë u përfshinë më shumë se 600.000 veta.

Galeria fotografike: Çernobili. Zona e tjetërsimit

Aksidenti, avaria ishte një ngjarje me përmasa globale, e cila lëkundi seriozisht besimin në energjetikën atomike, vë në dukje fizikani i njohur atomist rus Bullat Nigmatulin. Sipas mendimit të ekspertit, në projektimin e sistemit të kontrollit të reaktorit nuk ishin marrë parasysh ose ishin neglizhuar mundësitë potenciale të avarive. Pikërisht kjo, për fat të keq, dhe u bë shkaku i katastrofës së tmerrshme.

Siç dihet, përveç Çernobilit ka patur më vonë edhe aksidente të tjera, duke përfshirë atë në elektrostacionin atomik “Three Mile Island” në SHBA dhe një vit më parë në “Fukushima-1” të Japonisë. Por kjo nuk do të thotë megjithatë se duhen mbyllur të gjitha centralet bërthamore, theksoi Këshilltari i Drejtorit të Qendrës Kërkimore Kombëtare ruse “Instituti Kurçatov” Nikollai Kuharkin:

- Mësime duhet të nxirren nga çdo avari dhe, natyrisht, siguria e centraleve bërthamore duhet të vijë duke u rritur vazhdimisht. Aksidentet duhet të bëhen mësim i mirë për ne dhe të merren parasysh për forcimin e mëtejshëm të sigurisë së tyre.

Aktualisht çdo central bërthamor duhet të jetë apriori i sigurt, thekson Bullat Nigmatulin:

- Tani në botë funksionojnë pak më shumë se 400 reaktorë bërthamorë. Dhe çdo aksident në çdonjërin prej centraleve bërthamore do të bëhet goditje e radhës mbi energjetikën atomike dhe mosbesim në rritje ndaj tyre. Nga ana tjetër, po realizohen projekte krejtësisht të reja që janë fokusuar në tepër në garantimin e nivelit të duhur të sigurisë. Centralet më të sigurta bërthamore janë ato që nuk janë ndërtuar ende. Në qoftë se elektrostacioni atomik është i pasigurt, nuk duhet shfrytëzuar. Ai duhet t’i nënshtrohet menjëherë konservimit (mbylljes). Ne gjithmonë e vemë theksin në garantimin e sigurisë, ndërsa për efikasitetin ekonomik flasim si për diçka të vetëkuptueshme gjatë kësaj.

Në energjetikën bërthamore botërore, duke përfshirë edhe atë të Rusisë, ekzistojnë perspektiva të mira zhvillimi, thekson Drejtori i Institutit rus të zhvillimit të sigurt të energjetikës bërthamore Leonid Bolshov:

- Hapi i ardhshëm në përsosjen e teknologjive do të bëhet kalimi tek përdorimi i reaktorëve të shpejtë me cikël të mbyllur karburanti, me tregues të përmirësuar sigurie. Për një kohë të konsiderueshme këto sisteme të reja reaktorësh do të bashkë-ekzistojnë me ata aktualë.

0Dhe në këtë nuk ka asgjë të keqe, mendon eksperti, meqenëse ata që kanë nxjerrë mësimet e duhura prej avarive të ndodhura i kanë sjellë reaktorët e pranishëm bërthamorë në një nivel mjaft të mirë sigurie.

Oleg Nehaj