Nëse Dimitri Medvediev do të kryesojë qeverinë, ai e sheh detyrën e vet kryesore në përmirësimin e parametrave makroekonomikë të zhvillimit të ekonomisë. Në intervistën e vet dhënë në eter të drejtpërdrejtë gazetarëve të 5 kanaleve televizive ruse ai kujtoi, se ritmet e rritjes së PBB-së (GDP-së) janë stabilizuar në nivelin 4%, por ideal për ne do të ishte treguesi 6-7%. Inflacioni i akumuluar është 4%, dhe ky është një rezultat shumë i mirë.

Dimitri Medvediev deklaroi se Qeveria e Federatës Ruse do të ripërtërihet në mënyrë mjaft serioze, por në përbërjen e saj do të hyjnë ata njerëz që do të mund të sigurojnë vazhdimësinë: “Unë mund të them një gjë: ky është pikësynimi im kryesor dhe ai përkon me synimet e Presidentit të zgjedhur Vladimir Putin.