Çështja që ka të bëjë me vendosjen e sistemit amerikan të mbrojtjes (MAR) në Evropë nuk është mbyllur, për zgjidhjen e saj Rusia dhe SHBA kanë akoma edhe 5-7 vjet kohë, deklaroi Dimitri Medvediev në intervistën e vet dhënë në eter të drejtpërdrejtë gazetarëve të 5 kanaleve televizive ruse.

0“Nëse të gjitha përpjekjet për zgjidhjen e saj do të përfundojnë me dështim, atëhere ne do të dislokojmë raketat tona, - tha ai, duke vënë në dukje, se megjithëse mosmarrëveshjet në sferën e MAR midis Moskës dhe Uashingtonit vazhdojnë të ruhen ende, marrëdhëniet ruso-amerikane janë në rritje: “Katër vitet e fundit ishin më të mirët në gjithë historinë e marrëdhënieve ruso-amerikane”.