0Ali Hashem ka bërë vazhdimisht reportazhe nga “pikat e nxehta”. Ai ka punuar në Libi, kur atje plasi lufta midis opozitës dhe përkrahësve të Muammar Al-Gaddafi. Më pas atë e dërguan me shërbim në Siri, tregon gazetari:

- Kur u ktheva nga Libia në prill të vitit 2011 mua më dërguan më pas në kufirin siriano-libanez. Atje mund të shihje militantë që kalonin kufirin. Ne arritëm të filmonim militantët që luftonin kundër ushtrisë siriane në zonën e kufirit siriano-libanez dhe përgjatë zonës 2 kilometërshme në brendësi territorit të Sirisë. Unë nuk e di nëse ishin ata sirianë, libanezë apo palestinezë. Unë mund të them vetëm se ne kemi parë njerëz duke luftuar. Kurse Kanali Televiziv “Al Jazeera” refuzoi të transmetojë kuadrot e xhiruara prej nesh. Drejtuesit e mi më urdhëruan që ta fshij nga mendja punën e militantëve. Thjesht të mos i kushtoj më kurrfarë vemendje atyre. Meqenëse e gjithë kjo paraqitej si “revolucion paqësor”, atje nuk duhej të figuronin në asnjë mënyrë militantë. Prandaj Kanali Televiziv “Al Jazeera” nuk dëshironte t’i shfaqte për shikuesit xhirimet tona.

Ali Hashem është i bindur se një urdhër i tillë erdhi nga qeveria e Katarit:

- Ky ishte vendim i qeverisë, së cilës i përket kanali, vendim i MPJ të Katarit. Ata u përpoqën t’i paraqesin ngjarjet në Siri si shtypje të demonstruesve paqësorë. Ndërsa në të vërtetë situata ishte krejtësisht tjetër. Kishte plasur lufta midis rebelëve dhe ushtrisë.

Kanali Televiziv “Al Jazeera” jo vetëm censuronte reportazhet që transmetoheshin në eter dhe shtrembëronte të vërtetën. Kanali Televiziv ka ndërhyrë në mënyrë të drejtpërdrejtë në zhvillimin e ngjarjeve në Siri, duke furnizuar kundërshtarët e Bashar Al-Assad-it me mjete të shërbimeve mobile dhe Interneti, njoftoi Ali Hashem:

- Dhe janë bërë të gjitha këto nëpërmjet kufirit libanez. Me sa di unë, qëllim i një prej operacioneve të para për realizimin e furnizimeve të fshehta ishte dërgimi i pajisjeve të komunikimit në Siri. Unë kam dijeni se disa personave u janë paguar nga 50 mijë $ për dërgimin e pajisjeve nga Libia në Siri. Dhe jam i sigurt se operacione të tilla ka patur shumë. Në Kanalin Televiziv “Al Jazeera” konfirmonin gjatë kësaj, se ata dëshironin që të dëgjonin përtej kufijve të Sirisë ata, të cilët nuk kanë të drejtë zëri në këtë vend. Por me sa di unë këto aparatura përdoreshin kryesisht nga militantët dhe jo vetëm nga demonstruesit paqësorë.

0Në shenjë proteste kundër shkeljes së parimeve themelore të etikës gazetareske Ali Hashem dhe shumë kolegë të tij dhanë dorëheqjen vullnetarisht nga puna në Kanalin Televiziv “Al Jazeera”. Por TV vazhdon të punojë megjithatë dhe, si më parë, ndriçimi jo objektiv i zhvillimit të ngjarjeve në Siri formëson mendimin e opinionit publik në vendet arabe dhe në shtetet e Perëndimit.

Natalia Kovalenko