Çmimet botërore të naftës arritën një nivel rekord - çmimi i një fuçie nafte të klasës Brent po ruhet në treguesin më shumë se 100 dollarë që prej 200 ditësh tregtare. Për këtë njofton gazeta britanike “The Financial Times”.

“Në vitin 2008, kur çmimi për një fuçi nafte arriti maksimumin historik 147 dollarë, çmimet qëndruan në nivelin mbi 100 dollarë për fuçi për 170 ditë”, - vë në dukje ajo. Në të njëjtën kohë botimi thekson se tregtarët e mëdhenj të naftës parashikojnë ruajtjen e çmimeve shumë të larta “të arit të zi” edhe në të ardhmen e afërt.