Jo shumë kohë më parë u dukën njoftimet se Rusia synon të dislokojë në Ishujt Kurile sistemin raketor “Bastion”. Ky kompleks fillimisht u krijua për t’u vendosur në shtretër universalë, dmth. supozohej të instalohej nëpër nëndetëse, anijet mbi ujë (motoskafë), avionë dhe nëpër instalimet e mbrojtjes përgjatë linjës bregdetare.

Elementi bazë i kompleksit është raketa supersonike kruz kundër anijeve “Jahont”. Kjo armë është e destinuar për luftën kundër anijeve mbi ujë në grup dhe tek të kundërshtarit në një largësi prej 300 km, në kushtet e zjarrit të përqëndruar dhe të kundërveprimit radioelektronik. Ajo karakterizohet nga një autonomi e plotë e përdorimit luftarak, ka një shpejtësi të lartë supersonike në trajektore të ndryshme fluturimi dhe përfshin në përmbajtje teknologjinë “Stels” (Stealth), që i siguron një shkallë të lartë padallueshmërie nga ana e mjeteve zbuluese bashkëkohore të radiolokacionit.

Një prej meritave kryesore të kompleksit raketor “Jahont” është programi “inteligjent” në bordin e tij, i cili paraqitet veçanërisht efektiv gjatë lëshimit të raketave me breshëri. Në këtë rast programi në mënyrë të pavarur shpërndan dhe klasifikon sipas rëndësisë shënjestrat, zgjedh taktikën e sulmit dhe planin e realizimit të tij. Ndërkohë, kihet parasysh që nga ana e kundërshtarit vihen në veprim mjetet e luftës radioelektronike dhe përzgjidhen metoda të shmagies nga zjarri i mjeteve të mbrojtjes kundërajrore. Si asgjësohet shënjestra kryesore e radhës, raketat e tjera orientohen, sakaq, drejt anijeve të tjera, duke përjashtuar kështu eliminimin e të njëjtit objekt me dy raketa. Kjo gjë sigurohet nga prania në brendësi të raketës të një makine llogaritëse, seleksionuese me portretet elektronike të të gjitha tipeve të anijeve bashkëkohore si dhe nga të dhëna të tjera  gjë kjo që bën të mundur përcaktimin e tipit të grupimit të anijeve (karvan, aeroplanmbajtëse, grupim desantues) dhe sulmin mbi shënjestrat kryesore.

I pajisur me raketa “Jahont”, kompleksi bregdetar “Bastion” përfaqëson në vetvete një sistem të lëvizshëm, që përbëhet nga makina me shtretër lëshues, makina e komandës dhe ajo e sigurisë. Sipas vlerësimit të specialistëve, një kompleks i vetëm “Bastion” garanton mbrojtjen e linjës bregdetare në një zgjatim prej më shumë se 600 km nga operacionet desantuese të kundërshtarit.

Ivan Ostanin