0Forcat kufitare siriane iu kundërvunë me zjarr depertimit të ekstremistëve të armatosur nga territori i Irakut në rajonin El-Mahsura, njoftoi gazeta e pavarur siriane “Al-Watan”. Sipas informacionit që disponohet prej saj, njësi militantësh të përbëra nga mercenarët e paguar prej autoriteteve të Arabisë Saudite dhe Katarit po përpiqen të ndikojnë me forcë në zhvillimet e ngjarjeve në Siri.

Duke ndeshur në rezistencë të fortë, mercenarët u tërhoqën në territorin e provincës irakiane Ninivë. Kjo nuk është tentativa e parë e ekstremistëve ushtarakë për të hyrë në vend. Diplomatët perëndimorë njoftojnë për një fluks serioz islamistësh që kanë depërtuar në Siri nga Iraku dhe vendet e tjera fqinje.