0Luftanijet e Rusisë dhe Kinës fillojnë sot veprimet aktive në Detin e Verdhë në kuadrin e stërvitjeve të përbashkëta “Bashkëveprimi detar - 2012”.

Ditën e martë në Pekin ministrat e mbrojtjes të të dy shteteve deklaruan për gazetarët se stërvitjet ruso-kineze “Bashkëveprimi detar -2012” nuk do të drejtohen kundër vendeve të treta dhe se nuk janë përpjekje të Moskës dhe Pekinit për të krijuar një bllok ushtarak. Manovrat kanë për qëllim, në veçanti, rritjen e aftësive operacionale të flotave ushtarake të të dy vendeve.