0Me dy investitorët e parë tashmë u bashkuan edhe miliarderi Ross Perot i riu (Ross Perot Jr.), ish top-menaxheri i Microsoft Charles Simonyi, i cili ka fluturuar dy herë në hapësirë si turist kozmik, dhe madje ish-bashkëpunëtorët e NASA-s. Ata janë mëse të bindur: nxjerrja e mineraleve të dobishme nga asteroidët do të sjellë jo vetëm fitime, por më kryesorja - do të zgjerojë bazën e burimeve të Tokës.

Ideja e nxjerrjes së mineraleve natyrore, veçanërisht hekurit dhe nikelit, nga trupat qiellorë po diskutohet tashmë që prej disa dekadash me radhë. Por sipas gjithë llogaritjeve të bëra rezulton se ky projekt do të shndërrohet në një “vrimë e zezë”, e cila do të thëthijë triliona dollarë, mendon anëtari-korrespondent i Akademisë Ruse të Kozmonautikës Juri Karash:

- Askush nuk ka mundur të shpojë dot deri më sot asteroidet. U realizuan dy ulje në sipërfaqen e asteroidit dhe u sollën në Tokë kampione të materialit asteroid. Por këto ishin kampione të marra nga gërryerjet në sipërfaqje të këtij trupi qiellor. Dhe të parashikohet se çfarë ndodhet nën sipërfaqen e tij është jashtëzakonisht e vështirë. Por, më kryesorja, përse nevojitet një gjë e tillë. Mos vallë ka pak hekur në Tokë? Nëse është kështu, le të fillojmë atëhere të nxjerrim hekur nga fundi i detit. Sepse kjo është punë shumë më e lehtë dhe me kosto më të ulët.

Përveç arsyeshmërisë ekonomike, dyshime shkaktojnë edhe mundësitë teknike të realizimit të projektit. Tani entuziastët nga Google shikojnë dy mënyra për eksplorimin e burimeve minerare kozmike: ose dërgimin e robotëve në asteroid, ose trasportimin e tij me ndihmën e anijes kozmike më afër Tokës, ku njerëzit do ta kenë më lehtë të arrijnë. Gjatë kësaj supozohet se anija kozmike “rimorkjator” mund të konstruktohet, në varësi të financimit të mjaftueshëm, që aty nga viti 2025. Por tërheqja e asteroidit është vetëm gjysma e punës. Teknologjitë “tokësore” bashkëkohore, të cilat shfrytëzohen në industrinë minerare, nuk do të punojnë në kushtet e mungesës së plotë të gravitetit. Kështu që do të duhet të shpiket, të projektohet një mekanizëm i tillë, i cili të mund të fiksojë pajisjet në sipërfaqen e asteroidit me qëllim që ato të mos fluturojnë në kozmos të hapur. Por për këtë do të nevojiten dekada.

0Ndërkohë, disa ekspertë mendojnë se nuk do të ishte keq sikur të mësonim fillimisht, të realizonim, të paktën, ndryshimin e trajektores së fluturimit të asteroideve. Në mënyrë që ata, të cilët janë duke fluturuar në drejtim të Tokës, të mund të “largohen” në distancë të parrezikshme për të.

Natalia Kovalenko