0Politikanët e Kosovës shprehin pakënaqësi ndaj misionit të policisë së Bashkimit Evropian (EULEX), duke deklaruar se ai nuk është me aq sa duhet efektiv.

Gazetat e sotme kosovare citojnë Kryetarin e Parlamentit Jakup Krasniqi, i cili deklaroi se “forcat e EULEX vetëm shpallin mbi epërsinë e ligjit, por nuk e mbrojnë atë”.

Ministri i Brendshëm kosovar Bajram Rexhepi i bëri thirrje EULEX-it dhe forcave paqeruajtëse të NATO-s e KFOR-it të punojnë në mënyrë më aktive dhe të parandalojnë përpjekjet e politikanëve serbë për të hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin e Kosovës Veriore.

Kufirin në veri të Kosovës aktualisht e kontrollojnë serbët vendas, të cilët konsiderojnë Beogradin kryeqytet të tyre dhe nuk i binden Prishtinës. Serbia nga ana e vet vazhdon të mbështesë të ashtuquajturat struktura paralele të pushtetit në këto rajone.