0Në Egjipt Këshilli i Lartë Ushtarak miratoi një ligj që ndalon të kandidojnë për president të vendit personat që kanë pasur poste të larta shtetërore gjatë drejtimit të regjimit të Hosni Mubarak. 

Më parë ligji u miratua nga Parlamenti i ri i Egjiptit. Në këtë mënyrë, për postin e presidentit, natyrisht, nuk mund të pretendojë Ahmed Shafik, i emëruar Kryeministër dimrin e vitit të kaluar në ditët e fundit të pushtetit të Presidentit Hosni Mubarak.

Më parë Komisioni i Zgjedhjeve distancoi nga zgjedhjet ish Zëvëndëspresidentin Omar Suleiman dhe dy kanditatë islamistë për arsye procedurash të ndryshme. Lista përfundimatre e kandidatëve duhet të publikohet ditën e enjte. Zgjedhjet do të mbahen më 23-24 maj.