Presidenti i Venezuelës Hugo Chavez iu drejtua me një mesazh kombit për të zhdavaritur thashethemet që qarkullojnë në lidhje me vdekjen e tij.

Në momentet aktuale Chavez ndodhet në Kubë, ku po i nënshtrohet një kursi për trajtimin e pasojave të sëmundjes së kancerit. Nëntë ditë me radhë Chavez nuk foli për mediat dhe kjo shkaktoi spekullime në lidhje me gjendjen kritike të shëndetit të tij, madje edhe vdekjen.

0“Unë mendoj se ne do të jemi të detyruar të mësohemi të jetojmë me këto thashetheme, meqenëse ato janë pjesë përbërëse e luftës së ndyrë psikologjike”, - tha Presidenti i Venezuelës në mesazhin e vet të transmetuar me telefon.