Viktima të një shpërthimi të ri të epidemisë së kolerës në veri të Republikës Domenikane këtë javën e fundit u bënë shtatë persona. Me ankesa për diarre e të vjella mjekëve u janë drejtuar 523 persona. Pas bërjes së analizave diagnoza “kolera” u konfirmua tek 36 pacientë të prekur dhe 7 të vdekur.

Sipas mendimit të autoriteteve, shpërthimi i epidemisë u shkaktua nga përdorimi i ujit, i cili u kontaminua prej ujërave të zeza pas çarjes së një tubi kanalizimi. Situata u rëndua shumë mbas përmbytjeve të rënda, të shkaktuara nga shirat e rrëmbyer të ditëve të fundit.

Epidemia e kolerës erdhi në Republikën Domenikane nga Haiti në nëntor të vitit 2010. Për një vit në Republikën Domenikane kanë gjetur vdekjen 150 veta dhe janë prekur më shumë se 8000 mijë të tjerë. Por zhvillimi i epidemisë u arrit të parandalohet.

0Në Haiti, në tetor të vitit 2010, simptomat e kolerës janë evidentuar tek më shumë se 500 mijë persona, ndërsa 6950 haitianë gjetën vdekjen.