0“Pranvera arabe” në vitin 2011 ngeci në pragun sirian dhe kaloi gradualisht në këtë vend në verë, vjeshtë, dimër dhe sërish në pranverë. Lufta e opozitës - si e brendshme, ashtu dhe e jashtme - me regjimin e Bashar Al-Assad-it nuk ka pushuar gjatë gjithë këtij viti. Përpjekjet e “lëvizjeve demokratike” për ta marrë me inkursion Sirinë, ashtu siç bënë me Libinë, dështuan. Po ku qëndron sekreti i një qëndrueshmërie të tillë të Damaskut dhe përse kanë dalë bllok kundër tij vendet fqinje? Ja pikëpamja e Gross-mjeshtrit të njohur ndërkombëtar rus të shahut Vlladisllav Tkaçov në lidhje me situatën në Siri:

- Vetë pozita gjeografike e Sirisë - në udhëkryq mes lojtarëve kryesorë të politikës së madhe në Lindjen e Mesme - të shtyn për të bërë krahasim paralel me luftën për marrjen e qendrës në fillim të lojës së shahut. Pikërisht marrja e kontrollit mbi katër kuadratet në qendër të dërrasës së shahut dhe përcakton zakonisht se cili nga lojtarët do t’i japë apriori tonin gjithë lojës. Në të njëjtën mënyrë Arabia Saudite, Katari dhe Turqia, nga njëra anë, dhe Irani, nga ana tjetër, po luftojnë aktualisht për marrjen e këtij posti pararojë mu në zemër të botës islamike. Po ashtu si në çdo lojë bashkëkohore shahu, nuk kalon puna dhe pa ndihmën nga jashtë. Sekundantët e palëve kundërshtare të përfaqësuar nga SHBA, Rusia dhe Bashkimi Evropian, u japin lojtarëve mbështetje të gjithanshme, duke përfshirë edhe atë ligjore - çdo ditë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së “kryqëzohen shpatat” në lidhje me përcaktimin e rregullave të lojës.

Një nga postulatet kryesore të strategjisë së lojës së shahut është domosdoshmëria për të sulmuar kur njëri nga shahistët ka marrë iniciativën në dorë. Dhe këtë e kuptojnë për mrekulli në Er-Rijad, në Doha dhe Ankara. Tashmë është formuluar propozimi i përbashkët për dhënien e ndihmës financiare rebelëve sirianë dhe krijimin e zonave të “lira”, të ndaluara për fluturime. Siç tregon praktika, askush nuk është në gjendje të dalë nga një presion i tillë pozicional. Udhëheqja e Sirisë po rrokulliset me shpejtësi drejt situatës që kërkon një seri të gjatë lëvizjesh: qoftë ky liberalizimi i ligjeve zgjedhore, rishpërndarja e plotfuqishmërive pushtetore apo diçka tjetër.

0Siç dihet, arma kryesore në lojën e shahut është e drejta për lëvizjen e radhës. Dhe detyrë e njërës palë, po ashtu si dhe palës tjetër, është gjetja e një rrugëzgjidhje unike, e cila të mos çojë në luftë, por në paqe.

Igor Sileckij, Olga Pshenicina