0Të paktën 17 persona vdiqën dhe më shumë se 170 të tjerë ndihen të pafuqishëm për shkak të sëmundjes së panjohur në Vjetnam, thuhet në deklaratën e autoriteteve të vendit. Aktualisht në spital ndodhen rreth 100 persona, 10 prej të cilëve në gjendje kritike shëndetësore.

Infeksioni prek kryesisht moshat e reja. Simptomat e para të tij janë temperatura e lartë, humbja e oreksit dhe urtikale në duar dhe këmbë.

Në rast se sëmundja zbulohet në stadet e hershme është e shërueshme, megjithatë mosdhënia e ndihmës mjekësore në kohën e duhur mund të çojë në komplikacione në mëlçi dhe me pas në insuficiencë funksionale të organeve të tjera.