0Një tjetër raketë balistike u fiksua në poligonin në veriperëndim të bregdetit të Republikës Popullore Demokratike të Koresë (RPDK), prej nga ku u bë lëshimi i pasuksesshëm i raketës “Ynha-3”, njoftuan burimet në qeverinë e Koresë së Jugut. Me sa duket, ato bazohen në të dhënat e zbulimit kozmik të SHBA, njofton Agjencia e lajmeve "Kyodo".Raketa e dytë, që korrespondon përafërsisht me parametrat e së parës, ndodhet tani në hangar, ku, me sa duket, po bëhet montimi i saj. Ekspertët besojnë se ajo mund të lëshohet së shpejti me qëllim të kompensimit të dëmit që iu shkaktua prestigjit të RPDK-së nga dështimi i mëparshëm.