Ekspozita e portreteve të anëtarëve të familjeve mbretërore evropiane, të realizuara në vitin 1990 nga piktori rus Aleksei Maksimov, u hap të premten në Londër.

Në ekspozitën “Portrete Mbretërore”, e cila u organizua me mbështetjen e Galerisë londineze VZ Gallery në hotelin prestigjioz Ritz, janë paraqitur 12 miniatura prej emali në korniza prej ari të bardhë, argjendi dhe diamantesh, 11 portrete në përmasa natyrale si dhe 50 fotografi nga foto-sesioni i pozimit me pjesëmarrjen e monarkëve, duke përfshirë edhe Mbretëreshën e Britanisë së Madhe Elizabeth II.

0I gjithë koleksioni është vlerësuar në disa milionë paund.