Francezëve u mbeten vetëm dy ditë për t’u përcaktuar në lidhje me simpatitë e veta politike dhe për të zgjedhur njërin prej 10 kandidatëve për presidencën.

Në historinë e Republikës së Pestë zgjedhjet vetëm një herë janë mbajtur me një raund. Atëhere fitoi Gjenerali Charles de Gaulle.

Edhe kësaj here nuk ka një lider evident. Sipas rezultateve të sondazheve, Presidenti aktual Nicolas Sarkozy dhe socialisti François Hollande gëzojnë mbështetje pothuajse të barabartë nga ana e elektoratit.

0Strategjia ekonomike dhe ajo e politikës së jashtme e Sarkozy dhe Hollande janë pothuajse të njëjta, kështu që francezët nuk do të votojnë për politikën, por për individin. Në qoftë se fituesi nuk do të përcaktohet në raundin e parë, raundi i dytë do të mbahet atëhere më 6 maj.