0Godina madhështore e Katedrales së restauruar me kupola të lara me ar lartësohet mbi qytetin-fortesë (kështjellë) Kronshtadt. Hapësirat e brendshme të Katedrales të mahnisin me bukurinë e tyre: mermerin, barelievet e lara me flori, vetrazhet (xhamat me ngjyra), mozaikën dhe pikturat e lehta në mur që ngjasojnë me dantella. “Në historinë e Kronshtadt-it dhe në historinë e vendit tonë dita e sotme është një ngjarje e madhe”, - iu drejtua Presidenti Medvediev banorëve të qytetit, të cilët u mblodhën në sheshin para Katedrales:

- Unë jam me të vërtetë i lumtur që me mundin e djersën e një numri të madh njerëzish, me mbështetjen e shumë mecenatëve, brenda një afati të shkurtër kohor kjo perlë e arkitekturës kishtare ruse u ripërtëri në pamjen e vet origjinale. Dhe kjo është një punë e mrekullueshme, sepse Kronshtadt-i ka traditat e veta të veçanta detare, këtu gjithçka është e ngjizur me historinë e Flotës Ruse.

Katedralja ka një histori mjaft të komplikuar, në të cilën si në pasqyrë u reflektua rruga dramatike e Rusisë në shekullin e XX-të. Themelet e Tempullit u hodhën në vitin 1903 për nder të 200 vjetorit të Flotës Ruse dhe u shugurua ai në vitin 1913 në emër të Shën Nikollës, i cili konsiderohet si shenjt mbrojtës i marinarëve. Ai paraqiste në vetvete pothuajse kopjen e saktë të Katedrales së famshme të Shën Sofisë në Konstandinopojën e lashtë - Stambollin e ditëve tona.

Në kohën e pushtetit sovjetin Katedralja u shndërrua në kinema (kinoteatër), ndërsa më pas në sallë koncertesh. Në vitet ‘90 tempulli ishte në prag të shkatërrimit. Rindërtimi i Katedrales filloi në vitin 2009. Me iniciativën e bashkëshortes së Presidentit Svetllana Medvedieva, e cila pat kaluar gjithë fëmijërinë e vet në Kronshtadt, u themelua Fondi i Bamirësisë.

0Të gjitha punët rindërtuese në Tempull tashmë kanë mbaruar, mbeten për tu përfunduar vetëm pikturat dekorative dhe rregullimi i komunikacioneve në kishë. Duhet sistemuar gjithashtu edhe territori i Tempullit. Të gjitha këto punë planifikohet të përfundohen aty nga viti 2013, kur në Kronshtadt do të kremtohet solemnisht 100-vjetori i Katedrales.

Svetllana Kallmikova