Raketa balistike e Indisë “Agni-V” u lëshua nga poligoni në ishullin Wheeler pranë brigjeve lindore të shtetit Orissa.

Prova e raketës duhej të bëhej të mërkurën, por ajo u shty, sipas të dhënave zyrtare, për shkak të kushteve të këqija meteorologjike.

“Agni-V” është një raketë tri-fazëshe me karburant solid e aftë për të goditur objektivat me lloje të ndryshme mbushjesh, duke përfshirë edhe ato bërthamore, në një distancë prej 5000 kilometrash, që i afrohet treguesit të largësisë ndërkontinentale.

0Raketa balistike me rreze të krahasueshme veprimi zotërojnë aktualisht Rusia, SHBA, Kina, Britania e Madhe dhe Franca. Edhe një sërë vendesh të tjera po kryejnë përpunime në këtë drejtim.