0Dhënia e furnizimeve humanitare nuk arriti të fillonte. SHBA e tërhoqën angazhimin e tyre, duke ndëshkuar në këtë mënyrë RPDK për lëshimin e raketës me satelit artificial, të cilin amerikanët e interpretojnë si provë të raketës balistike. Përpjekjet për të formuar në lidhje me këtë shkak një front të gjerë ndërkombëtar Pheniani i vlerësoi si vazhdimësi të armiqësisë dhe në përgjigje të kësaj hoqi moratoriumin për provat raketore dhe bërthamore. Për analistin e Qendrës së studimeve koreane të Institutit të Ekonomisë të Akademisë së Shkencave Ruse Georgi Tolloraj kjo nuk ishte ndonjë gjë e papritur:

- Zhvillimi i ngjarjeve është i parashikueshëm, për këtë patën paralajmëruar shumë ekspertë. Mund të pritet prova e tretë bërthamorë e Koresë së Veriut që do të përkeqësojë seriozisht situatën në rajon. Është tejet i trishtueshëm përfundimi i këtij episodi me lëshimin e dështuar të satelitit, që i marrë në vetvete, në përgjithësi, nuk përbënte ndonjë kërcënim të veçantë.

Parashikimet e zymta, me sa duket, kanë një farë baze në vetvete. Ditën e martë Pheniani njoftoi se synon të vazhdojë zhvillimin e teknologjive raketo-bërthamore me qëllim të nxjerrjes së satelitit në orbitë. Dhe kjo pavarësisht nga fakti se Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi lëshimin e satelitit, duke konstatuar se programi kozmik i RPDK shkel rezolutat e tij. Opinioni i analistit Dimitri Mosjakov:

- Gjithçka që po ndodh rreth marrëveshjeve të 29 shkurtit të SHBA-ve dhe RPDK-së, mua më duket si vazhdim i asaj që ka ekzistuar më parë. Pas njëfarë kohe ne mund të dëgjojmë sërisht se puna për zhvillimin e armës bërthamore është ndërprerë ose pezulluar. Ndërsa nga ana tjetër rifillon ndihma ushqimore amerikane. Të gjitha këto kanë ndodhur në mënyrë të përsëritur dhe vërtiten brenda një rrethi vicioz.

Ndërkohë SHBA dhe aletatët e tyre në rajon - Japonia dhe Koreja e Jugut - deklaruan se do të përdorin të gjitha mënyrat për të parandaluar provokimet e mëtejshme të RPDK-së. Shefi i Komandës së Flotës së Paqësorit të forcave të armatosura amerikane Samuel Locklear, në veçanti, pyetjes në lidhje me mundësinë e dhënies së goditjeve të përpikta mbi bazat raketore dhe poligonin bërthamor të Koresë së Veriut, iu përgjigj se aleatët shqyrtojnë vazhdimisht të gjitha mundësitë.

Konstantin Garibov