0Në kryeqytetin rus, në forumin e radhës të navigacionit satelitor, u mblodhën rreth 1500 pjesëmarrës, përpunimet e veta i paraqitën 450 kompani nga 16 vende të botës. Tregu botëror po ndryshon me shpejtësi të madhe: Rusia arriti të thyejë monopolin e sistemit amerikan GPS, gjë kjo që destinohet të nxisë konkurrencën dhe të zgjerojë në mënyrë të konsiderueshme spektrin e shërbimeve të navigimit.

Çfarëdo që të thonë kritikët e programit satelitor rus të navigacionit, tregu demonstroi qartë megjithatë kërkesën për sisteme alternative navigacioni të GPS-it. GLONASS po aplikohet me sukses jo vetëm nga kompanitë në Rusi, por dhe në vendet e Bashkësisë së Shteteve të Pavarura (BSHP apo CIS), në Indi, Francë dhe po negociohet aktualisht për daljen në tregu e Amerikës Latine. Në momentet aktuale është e rëndësishme që të vazhdojë më tej zhvillimi i sistemit, thotë Kreu i Agjencisë Federale Kozmike të Rusisë Vladimir Popovkin:

- GLONASS për Rusinë është një nga sistemet prioritare hapësinore shumë të rëndësishme për garantimin e sigurisë së vendit. GLONASS është fort i kërkuar tani si në tregun rus, ashtu dhe atë ndërkombëtar. Sinjali i GLONASS mund të kapet njëlloj në mbarë botën dhe ofrohet për përdorim pa pagesë.

Aktualisht konsumator kryesor i sistemit të navigacionit është shteti. Ai inicioi pajisjen me GLONASS të aeroplanëve, anijeve lumore dhe detare, automjeteve të transportit të pasagjerëve dhe mallrave - këto janë qindra mijëra makina. Sipas parashikimit të specialistëve, pas 4 vjetësh kapaciteti i tregut rus në shifra absolute do të arrijë shumën 4 miliardë $, tregues ky shumë më i lartë në krahasim me nivelet aktuale.

Projektuesit e GLONASS-it janë të gatshëm të punojnë që tani me sistemet konkurruese satelitore. Këto janë Galileo evropian dhe Compass kinez. Për konsumatorin nuk ka asnjë rëndësi se nga cili satelit e merr sinjalin ai. Të rëndësishme për të janë cilësia dhe përpikëria e tij. Ndërsa kjo do të thotë se zgjedhja duhet bërë në favor të krijimit të pajisjeve me multi-sisteme, thotë eksperti Aleksandër Gurko:

0- Në treg tashmë janë shfaqur pajisje me dy sisteme dhe ne vërejmë se si GLONASS po vjen duke u bërë standart ndërkombëtar. Pajisja e navigacionit me multi-sisteme është tendenca kryesore. Dy sisteme punojnë më mirë se një dhe për këtë nuk është nevoja të bindësh askënd. Ne po shohim gjithashtu tani zhvillimin e shpejtë të grupimeve satelitore të Kinës dhe Evropës dhe në 3-5 vitet e afërta ne do të bëhemi dëshmitarë okularë të dukjes së 4 sistemeve satelitore operative.

Roman Mamonov