Ndaj vendeve që kanë ndërmend të njohin Abhazinë po ushtrohen shantazh e kërcënime, madje dhe në nivelin e Sekretares Amerikane të Shtetit. Për këtë ka deklaruar sot në një konferencë për shtyp në Moskë Ministri i Punëve të Jashtme të Abkhazisë Viaçesllav Çirikba. Ka letra të drejtuara në adresë të tyre nga Hillary Clinton me kërcënime të hapura, në veçanti, sanksione financiare.

Sipas fjalëve të Ministrit, për këtë arsye Republika Domenikane ndërroi mendje për të njohur Abkhazinë. “Ka pasur kërcënime kundër Bjellorusisë dhe Kazakistanit, - vuri në dukje Kreu i MPJ të Abkhazisë. - Këto janë standarte të dyfishta në sfondin e njohjes së Kosovës”. Sukhum, siguroi ai, “do të forcojë punën e vet diplomatike dhe informative”. Procesi i njojtjes së Abkhazisë do të vazhdojë, po për shkak të përpjekjeve të disa shteteve kjo nuk do jetë aq e shpejtë”, - tha Çirikba.